Në UKZ u mbajt punëtoria “Adresimi i Ngacmimeve Seksuale brenda Universiteteve Publike në Kosovë”

31 Tetor, 2019

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan është mbajtur punëtoria dy ditore me temën “Adresimi i Ngacmimeve Seksuale brenda Universiteteve Publike në Kosovë”,  organizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis .

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin studentët nga Universiteti “Kadri Zeka” të cilët së bashku me ligjërueset e kësaj punëtorie: Nita Luci, Luljeta Demolli, Diellza Bezera, ku kanë shtjelluar çështjen e ngacmimeve seksuale në universitetet publike të Kosovës.

Njëherësh është diskutuar mbi rregulloren e brendshme të Universitetit, adresimi i ngacmimeve seksuale dhe trajtimi i tyre nga organet përgjegjëse, sfidat e studenteve për të lajmëruar rastet, aksionet simbolike të studentëve dhe shoqërisë civile për të mos u heshtur kjo dukuri. Gjithashtu është diskutuan edhe rreth përformansave dhe të gjeturave nga raporti i Artpolisit mbi ngacmimet seksuale përbrenda universiteteve publike.

Kjo punëtori e implementuar nga Artpolis është mbështetur nga organizata jo-qeveritare CFD/Zvicër nën kornizën e projektit “Së bashku dhe në mënyrë kreative kundër dhunës në baza gjinore”.