Në UKZ u mbajt ligjëratë për Statusin e Kosovës në këndvështrimin e së Drejtës Ndërkombëtare

29 Dhjetor, 2021

Studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë  ndjekur ligjëratën me temë: Statusi i Kosovës në këndvështrimin e së Drejtës Ndërkombëtare.

Ligjërata është prezantuar nga z. Vebi Kosumi, Jurist Ndërkombëtar dhe Ekspert i Akredituar nga Akademia e eksperteve LLB-LLM..

Ligjërata iu është dedikuar studentëve të studimeve bachelor në Fakultetin Juridik dhe të programit master Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike.

Gjatë ligjëratës  Statusi i Kosovës në Këndvështrimin e së Drejtës Ndërkombëtare, studentët zhvilluan diskutime, ku u trajtuan tema, si vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë-së për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Politika e jashtme e Kosovës, Diplomacia dhe Diplomatët kosovar, aleancat dhe aleatët si dhe perspektiva e ardhshme e Kosovës.