Në UKZ u mbajt aktiviteti “Ora e shkrimtarit “ organizuar nga PEN Qendra e Kosovës

22 Tetor, 2024

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt aktiviteti letrar “Ora e Shkrimtarit”. Ky aktivitet u organizua nga PEN Qendra e Kosovës dhe kishte për qëllim promovimin e krijimtarisë letrare dhe poetike të Dr. Aziz Mustafa.

Gjatë ngjarjes, profesori Sali Bashota nga PEN Qendra e Kosovës foli për rëndësinë dhe ndikimin e veprës poetike të Dr. Aziz Mustafa. Ndërsa, vetë Dr. Mustafa shpalosi botën e tij shpirtërore dhe rrugëtimin e tij në krijimtarinë letrare, duke ndarë momente të veçanta nga karriera e tij.

Të pranishmit patën mundësinë të diskutojnë mbi temat e trajtuara dhe të marrin pjesë në një dialog të hapur me shkrimtarin. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Ora e Shkrimtarit”, i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.