Në UKZ mbahet sesion informues nga YCS

18 Mars, 2024

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u organizua sesion informues për studentët e UKZ-së nga përfaqësuesit e Young Cell Scheme(YCS).

Qëllimi kryesor i këtij organizimi është të udhëzojë, mbështesë dhe mobilizojë studentët që të përfitojnë nga mundësia e programit dhe të aplikojnë për bursë post-diplomike(Master).

Young Cell Scheme, ka filluar aktivitetin qysh në vitin 2004 dhe tani është kthyer dhe do të vazhdojë të ofrojë një mundësi për studentët e rinj në Kosovë për të studiuar në universitetet më të mira të vendosura në shtetet anëtare të BE-së, duke ofruar një bursë njëvjeçare, dy vjeçare dhe mundësinë për përfituesit të punojnë për shërbimin civil të Kosovës, pas përfundimit të programit.

Programi financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkë financohet nga Qeveria e Kosovës.