Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka filluar punëtoria “Pedagogjia Ligjore” organizuar nga Ohio Northern University , respektivisht Profesorët Fenton & Hill.
Fillimisht Profesorëve të Ohio Northern University, Fenton dhe Hill, mirëseardhje u ka dëshiruar Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka.
Më pas gajtë punëtorisë “Pedagogjia Ligjore” që është mbajtur para stafit akademik të Fakultetit Juridikut në Universitetin “Kadri Zeka” dhe disa studentëve, është prezantuar ndihma për studentët se si të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit përmes udhëzimit interaktiv.
Në ndërkohë përmes videove është prezantuar qasja Sokratike dhe problematike. Gjithashtu është bërë prezantimi për ndryshimi i pritjeve në klasë, promovimi i përgatitjes së klasës, ballafaqimi me studentët që nuk janë pjesëmarrës, ballafaqimi me studentët monopolizues, përmbledhja dhe konsolidimi i mësimit si dhe balancimi i mbulimit me zhvillimin e aftësive analitike
Punëtoria që do të vazhdojë punimet edhe nesër, organizohet nga Ohio Northern University – ONU në bashkëpunim me Universitetin “Kadri Zeka”, financohet nga Departamenti Amerikan i shtetit, Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan