Në UKZ është realizuar vizita monitoruese në kuadër të Projektit ResearchCult

24 Janar, 2023

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” është realizuar vizita monitoruese në kuadër të Projektit ResearchCult i cili koordinohet nga Kolegji IBCM.

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka me ekipin e tij ka pritur në takim Prof. Bujar Gallopenin dhe Prof. Fiorenza Deriu nga Universiteti i Sapienzas nga Roma.

Diskutimi qendër i takimit ishte funksionalizimi i Zyrës për Kërkime Shkencore brenda UKZ-së të cilën e koordinon  Arjetë Rexhepi si dhe hapësira e cila është ndarë në kuadër të projektit ResearchCult e pajisur me inventarin e nevojshëm për ndihmë shtesë të zyrës në fjalë.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit ResearchCult është të mbështesë avancimin e kulturës kërkimore në institucionet e arsimit të lartë të Kosovës duke mbështetur përmirësimin e politikave dhe praktikave ekzistuese.