Banka Qendrore e Republikës se Kosovës, në kuadër të Javës së Parasë, ka mbajtur ligjëratë në Universitetin Publik ”Kadri Zeka” në Gjilan.
Ligjëratën me temën: “Roli dhe funksionet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës” para studentëve të UKZ-së e ka mbajtur Nexhat Miftari , Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve në BQK.
Paraprakisht udhëheqës të BQK-së janë pritur në një takim nga Rektori i UKZ-së Bajram Kosumi, për të vazhduar më pas me ligjëratën.
Ndërkohë ligjërata në fjalë sipas Nexhat Miftari , Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve në BQK, organizohet në kuadër të edukimit financiar dhe fushës së kursimeve me qëllim të ndërgjegjësimit të fëmijëve, nxënësve dhe të rinjve në përgjithësi.
Sipas tij qëllimi i këtij organizimi me moton: “Mëso, Kurse, Fito”, mëson se si paratë duhet të shpenzohen vetëm për gjërat të cilat keni nevojë që t’i keni dhe jo domosdo për gjërat që dëshironi t’i keni. Në afat të gjatë është shumë më mirë që paratë të cilat i shpenzoni për gjërat që dëshironi t’i keni dhe jo pse keni nevojë, t’i ruani ato në formë të kursimeve, sepse paraja e kursyer është para e fituar”, ka potencuar drejtori Miftari.
Ai ka shtuar se fuqia e një centi apo një euroje është shumë e madhe, fuqi e cila kuptohet vetëm në dyqan, kur është dëshira për të blerë diçka, por mungon një cent apo një euro për ta blerë atë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan