Në Tëvë1 prezantohet programi i ri studimor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane në UKZ

31 Gusht, 2024

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe anëtari i Këshillit Drejtues, Prof. Ass. Dr. Selim Daku, ishin të ftuar në emisionin “Herët” të Tëvë1, ku diskutuan për zhvillimet e fundit në UKZ, duke theksuar suksesin e procesit të akreditimit dhe prezantimin e programit të ri bachelor në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane.

Gjatë emisionit u trajtuan disa tema, duke përfshirë akreditimin institucional dhe të programeve, orientimet e ardhshme të universitetit, përfshirë krijimin e programeve të reja studimore, bashkëpunimet, projektet, mobilitetet ndërkombëtare, sfidat për kampusin, plotësimin e nevojave të tregut dhe shoqërisë, etj..

Për më shumë, shih videon e plotë.