Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, me rastin e 39 vjetorit të rënies heroike të Kadri Zekës, kanë nderuar veprën e atdhetarit emrin e të cilit e mban Universiteti ynë “Kadri Zeka”.
Sekreatari i Përgjithshëm Vaxhid Sadriu dhe Fitore Malaj, Drejtoreshë e zyrës për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, kanë marrë pjesë në Akademinë e Flakës së Janarit 2021 e cila këtë vit i kushtohet atdhetarit Kadri Zeka.
Për përvjetorin e 39 të rënies së Kadri Zekës, Rektori i Universitetit Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, ka përkujtuar veprën madhore të heroit, duke thënë se me krenari do ta kujtojmë gjithmonë atdhetarin Kadri Zeka dhe të gjithë heronjët e tjerë, të cilët punuan për lirinë e vendit tonë të cilën ne po e gëzojmë sot e që po e ndërtojmë për çdo ditë. Do të vazhdojmë të punojmë për një qëllim, për një atdhe e për një komb, kjo është edhe porosia e jetës dhe veprës së atdhetarit Kadri Zeka të cilin nuk do ta harrojmë kurrë, ka thënë pos tjerash Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”.
17 janari i vitit 1982, ishte dita kur u vranë mizorisht Kadri Zeka dhe vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Atentati mbi heronjtë , Kadri Zeka dhe dy vëllezërit Gërvalla, ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan