Në kuadër të projektit TAKE është mbajtur trajnimi “Prindërit dhe motivimi i fëmijëve“

26 Tetor, 2023

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, respektivisht Fakulteti i Edukimit me përkrahjen e CARITAS-it zviceran, në kuadër të projektit TAKE i cili realizohet në bashkëpunim me Universitetet Publike, gjegjësisht Fakultetet e Edukimit në Kosovë, sot është mbajtur trajnimi nga ekspertja Prof. Ass. Dr. Nerxhivane Krasniqi, me temën: “Prindërit dhe motivimi i fëmijëve“.

Para të pranishmëve, që ishin staf i UKZ-së, drejtor të Institucioneve  Parashkollore të Komunës së Gjilani, prindër të fëmijëve që vijojnë kopshtet në IP, ekspertja Prof. Ass. Dr. Nerxhivane Krasniqi, duke folur për temën: “Prindërit dhe motivimi i fëmijëve“, tha se inkurajimi i prindërve dhe edukatoreve e rrit motivimin, performancën shkollore dhe aspiratat e fëmijëve. Prindërit ofrojnë mbështetje financiare, mbështetje emocionale, mbështetje motivuese dhe materiale për t’u siguruar që fëmijët e tyre të performojnë mirë, por  kur edhe edukatoret janë të dashura ndaj fëmijës, ata reagojnë duke u përpjekur të përmbushin pritshmëritë e të dyja palëve.

Sipas profesoreshësh Krasniqi, motivimi për fëmijët përkufizohet si një forcë psikologjike që stimulon një individ të përpiqet në mënyrë të pavarur, në mënyrë të përqendruar dhe këmbëngulëse.

Prindërit dhe edukatoret, sipas trajneres Prof. Ass. Dr. Nerxhivane Krasniqi, duhet të gjejnë mënyra që fëmijët procesin e të mësuarit dhe përmirësimin e aftësive të tyre, ta bëjnë me dëshirë, e që është përpjekjet e nevojshme për të zhvilluar dhe zbatuar aftësitë dhe njohuritë e tyre.

Ndryshe, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” Fakulteti i Edukimit në bashkëpunim me Universitetin  Publik  “Kadri  Zeka” në  Gjilan, përkatësisht Fakultetet e Edukimit të Universiteteve Publik në Kosovë, me përkrahjen e CARITAS-it Zviceran, në kuadër të projektit Together Advancing Kosovo’s Training and Employment ëith in the Education Sector (TAKE) – University Cooperation, në muajn shtator të këtij viti, kanë filluar inplementimin e projektit në fjalë.

Projekti ka për qëllim rritjen e cilësisë së përgatitjes së edukatorëve para shërbimit, sidomos në aspektin e zhvillimit të shkathtësive praktike, duke investuar në procesin e mentorimit përmes një bashkëpunimi të ngushtë me institucionet parashkollore.

Ky project financohet nga Qeveria, Principata e Lihtenshtajnit. Inplementimi i projektit realizohet nga CARITASI Zviceran (CACH) në Kosovë në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina.