Në Kolegjin Universum u zhvillua takimi i radhës i konzorciumit të projektit Erasmus+ WEBJOU

14 Mars, 2024
Në Kolegjin Universum u zhvillua takimi i radhës i konzorciumit të projektit Erasmus+ WEBJOU.
Në takim u diskutua për rrjedhën e projektit, u analizuan arritjet dhe rezultatet e deritashme, u diskutua për rezultatet e secilës pako/ kategori të punës, procesi i dizajnimit të kurseve, rekrutimit të stafit dhe studentëve për fazën e parë, është bërë vleresimi dhe validimi i metodologjisë e të tjera. Poashtu u diskutua edhe përhapjen, shfrytëzimin dhe vlerësimim e ndikimit të projektit.
Nga Universiteti “Kadri Zeka”, po marin pjesë Prof. Ass. Dr. Selim Daku edhe Zyrtari i lartë për bashkëpunim ndërkombëtar, Betim Berisha.
UKZ-ja është pjesë e rëndësishme e këtij projekti, i cili koordinohet nga Universiteti Tuscia nga Viterbo e Italisë.