Në bazë të vendimit numër 01/2388, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, zgjatë afatin e aplikimit për studentët e nivelit Master deri më datë 25.10.2024.

21 Tetor, 2024

Në bazë të vendimit  numër 01/2388, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, zgjatë  afatin e  aplikimit për studentët e nivelit Master deri më datë 25.10.2024.

Gjithashtu njoftojmë të gjithë aplikantët e mëhershëm se provimi pranues do të mbahet sipas orarit të ri të publikuar në këtë njoftim

  1. Njoftimet dhe oraret për vendin ku do të mbahen provimet pranuese mund të merren në shërbimin përkatës të Masterit, si dhe në ueb-faqen e universitetit.
  1. Provimi pranues do të mbahet të Hënën me datë 28.10.2024.

Detajet lidhur me kohën e mbajtjes së provimit pranues do të shpallen në ueb faqen e universitetit të Premten më datë 25.10.2024.

  1. Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet ta posedojnë letërnjoftimin, pa të cilën nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.

Në kohën e mbajtjes së provimit pranues kandidatët nuk mund të kenë pranë vetes telefona celularë dhe asnjë mjet tjetër teknologjik.

4. Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 29.10.2024 në ueb-faqen e universitetit.

5. Për informata më të hollësishme, kandidatët mund t’u drejtohen shërbimit të studentëve të Masterit ose ta vizitojnë faqen e internetit: www.smu.uni-gjilan.net

IV.E DREJTA E ANKESËS DHE AFATI PËR ANKESË

  1. Kandidatët të cilët sipas rezultatit preliminar renditen si kandidatë të papranuar, mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të

rezultateve preliminare respektivisht për grupet si në vijim: Ankesat bëhen më së voni deri më datë 30.10.2024, në ora 16:00;

  1. Pas afatit të përcaktuar si pikën e sipërshënuar ankesat nuk do të pranohen. Shqyrtimi i ankesave bëhet më 31.10.2024 në orën 10.00 nga Komisioni për Shqyrtimin e

Ankesave nga fakulteti përkatës .

  1. Rezultatet përfundimtare pas ankesave do të publikohen më 01.11.2024.REGJISTRIMI I KANDIDATËVE TË PRANUAR

V. Regjistrimi i studentëve të pranuar do të bëhet sipas këtij orari në zyrën e TI-së.

Fakulteti i Edukimit,

  • Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe më date 04.11.2024
  • Mësimdhënie dhe Kurrikula në Arsimin Fillor më datë 04.11.2024

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike,

  • Sistemet e kontrollit dhe inteligjenca artificiale më date 05.11.2024
  • E-Qeverisja më datë 05.11.2024

Fotografimi/Regjistrimi bëhet  në Zyrën e TI-së BS/13 nga ora 09:30-11:30 & 13:00- 15:00 sipas orarit të lartshënuar .

Studentët me vete duhet të kenë letërnjoftimin.

Njoftimi per zgjatje te afatit per aplikim ne Master

Shkarko