Në nderim të veprës së dëshmorëve të Kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, përfaqësues të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule në varrezat e dëshmorëve.
Me këtë rast është thënë se të gjithë përulemi me nderimin më të madh para atyre që me sakrificën e tyre sublime bënë të mundur që ne sot t’i nderojmë ata në liri. Heronjtë e Kombit bënë të mundur që Kosova sot të jetë një vend që ecën e sigurt në rrugën e integrimit evropian. Nderim për jetë atyre, familjeve të tyre, që sot nuk kanë më të dashurit, por kanë emrin e mirë që ata lanë për veprën e pavdekshme që realizuan.
Rexhep Mala e Nuhi Berisha shquhen ndër figurat më të ndritura të qëndresës dhe sakrificës sonë kombëtare. Rexhepi e Nuhiu vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptarë të Kosovës për liri e pavarësi, dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative. Ndërmjet 11 e 12 janarit, 33 vite më parë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë. Sot për veprën patriotike të Rexhep Malës e Nuhi Berishes me plot krenari flasin bashkëpunëtorët, bashkëluftëtarët, bashkëfshatarët dhe mbarë Kosova e trevat shqiptare.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan