Mundësi Punësimi në BKT

29 Tetor, 2021

Tregu i punës është një realitet gjithnjë në ndryshim. Të gjithë duan vendin më të mirë për të punuar, një vend ku idetë, ëndrrat dhe ambiciet kanë rëndësi, një vend që siguron ambient pune miqësor dhe mbështetës, ku performanca, aftësitë dhe kontributet vlerësohen dhe shpërblehen. Këtë e ofron Banka Kombëtare Tregtare – BKT, e cila ka hapur njoftimin për aplikim, për një pozitë pune të rregullt IT/ Specialist i Administratorit të Rrjetit,  dhe tri pozita punë praktike  IT në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit në Prishtinë.

Data e mbylljes së aplikimit është: 05.11.2021

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë në këtë link: https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/

Të gjithë ju që aplikoni CV tuaja duhet ti dërgoni në e-mail:[email protected],  tek PhD. Cand. Lulzim Rashiti, koordinator për karrierë në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Për informata shtesë shih dokumentin: Network-Administrator-Specialist