Mundësi për studentët dhe profesionistë e rinj: Trajnim falas Cisco CCNA (200-301)

26 Mars, 2026

të nderuar studentë,

Ju njoftojmë për një mundësi shumë të mirë për zhvillimin e aftësive profesionale të studentëve dhe profesionitëve të rinj në fushën e teknologjisë informative përmes programit “Tech Skills for the Future: Training Course – Cisco CCNA (200-301) Preparation Program”, një trajnim intensiv 3-mujor falas që synon të përgatisë pjesëmarrësit për certifikimin ndërkombëtar Cisco CCNA.

Ky program organizohet nga American Corner Pristina në bashkëpunim me BIT Academy (qendër e certifikuar nga Cisco) dhe Kosovo United States Alumni (KUSA), ndërsa trajner do të jetë Visar Shllaku, profesionist i certifikuar nga Cisco nga BIT Academy dhe do të mbahet në American Corner Pristina.

Detajet e programit:

  • Çdo të martë dhe të enjte
  • Datat: 2, 7, 10, 14, 16, 21, 23, 28 & 30 prill; 5, 7, 12, 14, 19, 21, 26, 28 maj; 2, 4, 9, 11, 16, 18, 23, 25 qershor 2026
  • Ora: 17:00 – 19:00
  • Totali: 25 sesione (50 orë)

Trajnimi përfshin punë praktike në rrjetëzim (networking), routing, switching, teknologji wireless, siguri kibernetike dhe automatizim, si dhe përgatitje për certifikimin Cisco CCNA.

Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata për modulet përkatëse dhe një certifikatë përfundimtare nga BIT Academy, American Corner Pristina dhe KUSA, pas përfundimit me sukses të programit.

Gjithashtu, ofrohet këshillim për karrierë dhe mbështetje për punësim.

Kush mund të aplikojë?

  • Studentë universitarë dhe profesionistë në fillim të karrierës (18-30 vjeç)
  • Persona me përvojë akademike ose profesionale në IT, shkenca kompjuterike ose fusha të ngjashme
  • Individë të motivuar për të ndërtuar karrierë në rrjetëzim dhe siguri kibernetike

Kërkesat e programit:

  • Pjesëmarrje aktive në të paktën 22 nga 25 sesione
  • Përfundimi i detyrave dhe projektit final
  • Pjesëmarrje në anketat para, gjatë dhe pas programit

Afati i aplikimit:
29 mars 2026, ora 23:59

*Shënim: Pjesëmarrja është pa pagesë, ndërsa përzgjedhja bazohet në cilësinë e aplikimit. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen më 30 mars 2026.

Aplikimi për kursin:
Klikoni këtu për të aplikuar në kursin “Tech Skills for the Future: Training Course – Cisco CCNA (200-301) Preparation Program”