Mundësi për punë praktike në kompaninë Floil L.L.C. – Fluidi Group

20 Maj, 2022

Në   kuadër të bashkëpunimeve që Universiteti Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan ka me kompanitë vendore dhe në këtë rast  me kompaninë  Floil L.L.C. – Fluidi Group, kjo kompani ofron mundësi për punë praktike me qëllim të zhvillimit profesional të studentëve të UKZ-së

Programi “Praktikë në Punë”  mundësohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) të Republikës të Kosovës dhe mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes projektit të GIZ Kosova, të cilët janë të  gatshëm të angazhojnë/pranojnë një student/e  që të zhvillojë praktikën në kompaninë Floil L.L.C. – Fluidi Grup.

Studenti duhet të adresohet në Zyrën e Punësimit  në Gjilan dhe të dorzojnë dokumentet e poshtëshënuara.

Dokumentet të cilat janë të nevojshme për aplikim:

1.Evidentimi i Regjistrimit në Entin e Punësimit (apo regjistrimi nëse nuk është i regjistruar)

2.Letërnjoftimin i/e studentit/es,

3.Diplomën e shkollimit të fundit ( në këtë rast diplomën e shkollës të mesme)

4.Certifikata të trajnimeve (nëse posedon)

5.Transkripta e notave (preferohet student me notën mesatare mbi 8.5 ).

Të gjithë   studentët duhet të  adresohen  në Zyrën e Punësimit në Gjilan më së largu deri më datë 23.05.2022.