Mirëseardhje për studentët e rinj dhe fillimi i Vitit të Ri Akademik 2025/2026

29 Shtator, 2025

Të nderuar/a,

Ju njoftojmë që Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizon pritjen e studentëve të rinj me rastin e fillimit të Vitit të Ri Akademik 2025/2026.

Rektori së bashku me Prorektorët, Dekanët, Sekretarin e Përgjithshëm, personelin akademik e administrative, presin në një organizim solemn studentët e rinj, për t’ju uruar fillimin e Vitit të Ri Akademik 2025/2026.

Me këtë rast fjalë mirëseardhje do të ketë Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku.

Pritja e studentëve të rinj do të bëhet të mërkurën, më datë 1.10.2025 në ora 10:00, salla A34.

Pas këtij takimi, në ora 10:45, Drejtues të Fakulteteve të Universitetit bashkë me stafin e tyre do ti presin studentët nëpër sallat mësimore, sipas orarit:

Fakulteti i Edukimit, salla A/22

Fakulteti Ekonomik, salla B/02

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, salla A/02,

Fakulteti i Shkencave Sociale, salla B12b.