Mirënjohja të obligon për kontribut akademik dhe mësimdhënia është punë fisnike

26 Mars, 2021

Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi në 8-të vjetorin e themelimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, pas propozimeve dhe votimeve të Këshillave të Fakulteteve, ka marrë vendim të ndajë mirënjohje për kontribut akademik për vitin 2020 për profesorët e Universitetit, një nga secili Fakultet.

Në Fakultetin e Edukimit, mirënjohje i është dhënë Prof. Asoc. Dr. Nevrije Ismaili. Profesoresha Ismaili thotë se mësimdhënia është punë fisnike  dhe si misionare e këtij profesioni të shenjtë mundohet të jap më të mirën nga vetvetja,  aq sa  mundet dhe aq sa di.

Ajo shprehet se, mundohet që të ndikojë pozitivisht tek kolegët e saj, që të kenë performancë të mirë në procesin mësimor, gjithnjë duke i dhënë përvojat e saj akademike të cilat e kanë shpi drejt sukseseve dhe rezultateve të mira.

Sipas profesoreshës Nevrije Ismaili, mirënjohja për kontribut akademik e obligon për të vazhduar tutje në kotributin akademik: “ Obligohem në rritjen e përgjegjësive për  kontributin tim akademik në nderim të mirënjohjes që më dha Universiteti”, ka thënë Porf. Asoc. Dr. Nevrije Ismaili .