Bazuar në masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, në mbrojtje të shëndetit të studentëve, personelit akademik dhe administrativ, familjeve dhe gjithë shoqërisë, në pamundësi të mbajtjes fizike të mësimit, Universiteti “Kadri Zeka” që nga data 20.03.2020 ka filluar zyrtarisht dhe po vazhdon me mbajtjen e mësimit virtual.
Duke marrë parasysh se tani ndodhemi në javën e nëntë të semestrit veror të vitit akademik 2019/20 dhe situata me pandeminë COVID-19 vazhdon të jetë serioze, menaxhmenti i Universitetit, Rektori, Prorektorët, Dekanët e Njësive Akademike, Sekretari i Përgjithshëm dhe zyrtarë nga Zyra e IT-së, kanë mbajtur mbledhjen virtuale, ku është diskutuar rreth mënyrës së e organizimit të mësimit online. Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje është biseduar edhe rreth procesit mësimor onlajn përmes SMU-së me Google Meet dhe është shqyrtuar mundësia e organizimit të mbajtjes së provimeve përmes këtij sistemi.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan