Menaxhmenti i UKZ-së po merr pjesë në 50 vjetorin e themelimit të Universitetit të Malit të Zi

30 Prill, 2024

Menaxhmenti i Universitetit Publik “Kadri Zekës” në Gjilan, po shfaq angazhimin e tyre në nivel ndërkombëtar, duke marrë pjesë në 50-vjetorin e themelimit të Universitetit të Malit të Zi.

Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me dy Prorektorët Prof. Asoc. Dr. Naim Mustafa Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë dhe Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, po përfaqësojnë UKZ-në në këtë ngjarje të rëndësishme.

Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, ata kanë takuar dhe shkëmbyer ide me personalitete të tjera nga universitete rajonale dhe ndërkombëtare për të thelluar bashkëpunimin e tyre në nivel evropian.

Kjo pjesëmarrje shënon një hap të rëndësishëm drejt promovimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit kulturor në fushën e arsimit të lartë në rajon dhe më gjerë.

gore1
gore2
gore3
gore4
previous arrow
next arrow