Me disa aktivitete edhe Fakulteti Juridik shënon 5 vjetorin e themelimit të UKZ-së

6 Mars, 2018

Për festimin e 5 vjetorit të themelimit të UKZ-së edhe Fakulteti Juridik ka prezantuar disa aktivitete. Me këtë rast Dekani Sadik haxhiu, pasi ka uruar të pranishmit për 5 vjet Universitet,  ka prezantuar punën, të arriturat dhe pritjet e Fakultetit që ai drejton. Dekani Haxhiu tha se Fakulteti Juridik, respektivisht Universiteti “Kadri Zeka” , është institucion shumë i përbërë. Ai tha se UKZ  ka shumë aktivitete,  punohet që të kemi më shumë decentralizim dhe mundohemi të gjithë t’i japim angazhim edhe njësive akademike.

Kurse Dukagjin Leka Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar  në UKZ, njëherësh profesor në Fakultetin Juridik, prezantoi të arriturat e Universitetit “Kadri Zeka” në fushën e ndërkombëtarizimit, projekteve dhe bashkëpunimeve.

Ndërsa Fejzullah Hasani profesor në Fakultetin Juridik të UKZ-së, ka folur rreth zhvillimit të lëndës Klinika Juridike – Penale me raste reale, përmes së cilës studentët trajnohen për shkathtësi praktike me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit juridik në Kosovë.

Me pas është përcjellë  simulimi i një seance gjyqësore  punuar  nga studentët e Fakultetit Juridik të Universiteti  Publik “Kadri Zeka” .