Për festimin e 5 vjetorit të themelimit të UKZ-së edhe Fakulteti Juridik ka prezantuar disa aktivitete. Me këtë rast Dekani Sadik haxhiu, pasi ka uruar të pranishmit për 5 vjet Universitet, ka prezantuar punën, të arriturat dhe pritjet e Fakultetit që ai drejton. Dekani Haxhiu tha se Fakulteti Juridik, respektivisht Universiteti “Kadri Zeka” , është institucion shumë i përbërë. Ai tha se UKZ ka shumë aktivitete, punohet që të kemi më shumë decentralizim dhe mundohemi të gjithë t’i japim angazhim edhe njësive akademike.
Kurse Dukagjin Leka Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UKZ, njëherësh profesor në Fakultetin Juridik, prezantoi të arriturat e Universitetit “Kadri Zeka” në fushën e ndërkombëtarizimit, projekteve dhe bashkëpunimeve.
Ndërsa Fejzullah Hasani profesor në Fakultetin Juridik të UKZ-së, ka folur rreth zhvillimit të lëndës Klinika Juridike – Penale me raste reale, përmes së cilës studentët trajnohen për shkathtësi praktike me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit juridik në Kosovë.
Me pas është përcjellë simulimi i një seance gjyqësore punuar nga studentët e Fakultetit Juridik të Universiteti Publik “Kadri Zeka” .
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan