Më 1dhe 2 qershor mbahet Konferenca Vjetore Shkencore Ndërkombëtare UKZ 2023

29 Maj, 2023

Konferenca Vjetore Shkencore Ndërkombëtare e Universitetit Publik “Kadri Zeka” që titullohet “Shkenca dhe Teknologjia në Promovimin e Jetës së Njeriut” AC UKZ 2023, do të mbahet më 01/02 Qershor 2023, në ambientet e Kampusit të Universitetit “Kadri Zeka”.

Konferenca do të zhvillojë edhe 5 sesione paralele në kuadër të Fakulteteve të UKZ, të titulluara: DiGiDay Cinference, MathDay Conference, EduDay Conference, Economics Conference dhe Justice Conference.

Në Sesionin Plenar të Konferencës,  do të prezantohet puna shkencore e personaliteteve të njohura nga fusha e shkencës.

Edhe këtë vit, në kuadër të Konferencës AC UKZ 2023, do të ndahet çmimi i Konferencës “Marin Barleti”, i cili u jepet personaliteteve të njohura nga bota e shkencës për arritje të jashtëzakonshme në hulumtime shkencore.

Këshilli Shkencor i UKZ, po ashtu ka bërë koordinimin e bashkëpunimit me donatorët e Konferencës, afatin e pranimit të punimeve të pjesëmarrësve, si dhe aspektet tjera të lidhura me organizimin sa më të mirë të kësaj ngjarje shkencore të UKZ.

Konferenca “Shkenca dhe Teknologjia në Promovimin e Jetës së Njeriut” AC UKZ 2023,  është një vend takimi dhe platformë për studiuesit, edukatorët e mësuesit dhe politikë bërësit nga rajoni dhe e gjithë bota.

Konferenca kombinon shënimet kryesore frymëzuese, një shumëllojshmëri të gjerë të punimeve mbi kërkimin dhe praktikën e fushave të ndryshme – informatikë, matematikë, arsim, drejtësi dhe ekonomi, dhe sesione aktive pune në një atmosferë stimuluese dhe miqësore.