Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë qëndruar në një vizitë monitoruese për projektin SIAHDPC (Student-run Interdisciplinary Allied Health Digital Practice Center), (Qendra Dixhitale e Praktikës Shëndetësore Ndërdisiplinare e Udhëhequr nga Studentët), drejtoresha e Zyrës së ERASMUS+ në Kosovë Jehona Lushaku dhe zyrtarja Blerina Zjaqa. Ato kanë zhvilluar takim me Prof. Ass. Dr. Kastriot Dërmaku, Luljete Berisha dhe Betim Berisha nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar si dhe studenti i UKZ-së Endrit Ajeti
Në këtë takim u diskutuan të arriturat në projekt dhe vështirësitë që janë paraqitur deri më tani, derisa janë shqyrtuar bashkëpunimet në kuadër të programit Erasmus+, sfidat dhe përvojat në kuadër të këtyre bashkëpunimeve.
Projekti SIAHDPC (Student-run Interdisciplinary Allied Health Digital Practice Center), (Qendra Dixhitale e Praktikës Shëndetësore Ndërdiciplinare e Udhëhequr nga Studentët) i financuar nga Erasmus +, pritet t’u mundësojë IAL-ve të Kosovës që të kontribuojnë në mënyrën më efektive në fushën e shëndetit, duke përmirësuar cilësinë dhe rëndësinë e mësimdhënies së nevojshme për të trajtuar mospërputhjet e aftësive në të ardhmen. Poashtu si një impakt direkt do të jetë edhe zhvillimi i aftësive drejt një sistemi të arsimit të lartë më gjithëpërfshirës dhe më të lidhur. Ky projekt do të krijojë edhe lidhje të reja dhe më të forta bashkëpunimi midis “trekëndëshit” të arsimit, kërkimit dhe industrisë për nivele më të larta të efektivitetit dhe mekanizmave të financimit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan