Mbahet manifestimi “Takimet e Dom Mikelit” bashkëorganizuar nga UKZ

21 Shtator, 2019

Në organizim të  Universiteti “Kadri Zeka” së bashku me shoqatën kulturore shkencore ”Dom Mikel Tarabulluzi”, në Stubëll të Vitisë  është mbajtur  manifestimi tradicional kulturor, letrar e shkencor “Takimet e Dom Mikelit”

Në emër te Rektorit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi, manifestimin e ka përshëndetur Prof. Ass. Dr. Nevrije Bislimi Ismaili, e cila njëherësh ka thënë se si Universitet kemi kënaqësinë që jemi bashkëorganizator të këtij manifestimi kaq madhështor.

Prof. Ass. Dr. Nevrije Bislimi pos tjerash, para të pranishmëve ka përmendur në pika të shkurta rreth të arriturave në Universitet, derisa ka ftuar të gjithëve, që të kontribuojmë në ngritje të cilësisë në të gjitha nivelet e zhvillimit të KosovëS.

Në ndërkohë “Takimet e Dom Mikelit” fillimisht kanë nisur me një moment reflektimi – meditimi të Dom Lush Gjergji, e më pas të pranishmit i ka falënderimi për pjesëmarrje, Dom Jeton Thaçit.

Manifestimi ka vazhduar me tribunën shkencore me temën “Pjetër Bogdani në 330 vjetorine e kalimit në përjetësi”.

Po ashtu është mbajtur edhe Ora e madhe letrare, si dhe janë nda çmimet “Agim Ramadani” për tri poezitë më të mira.

Këto janë manifestime kulturore, që mbahen për çdo vjet në të shtunën e fundit të shtatorit, e që fillimin e tyre e kanë në vitin 1990, për të nderuar dhe përkujtuar figurën e madhe Dom Mikel Tarabulluzin, themeluesin e Shkollës së parë Shqipe në Kosovë.