Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, bashkë me prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar, kanë qëndruar në një takim pune në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.
Qëllimi i këtij takimi ishte marrëveshja midis dy Universiteteve dhe nënshkrimi i saj.
Kështu,Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, i përfaqësuar nga Rektori Bajram Kosumi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, i përfaqësuar nga Rektori Arben Gjata.
Të dyja palët pajtohen të bashkëpunojnë për nxitjen e shkëmbimit të shumanshëm në funksion të zhvillimit institucional.
Përfaqësuesit e Universiteteve përkatës, gjithashtu gjatë takimit kanë diskutuar mbi shkëmbimin e përvojave në programe të ndryshme studimore si edhe në projekte të ndryshme të kërkimit shkencor. Shkëmbimi i stafit akademik dhe i studentëve u nënvizua si faktor tejet i rëndësishëm.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan