Letër ngushëllimi për vdekjen e kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, z. Jonuz Musliu

20 Janar, 2018

Të nderuar bashkëkombës të Bujanocit, Preshevës, Medvegjës dhe të gjithë trojeve shqiptare,

Në pamundësi për të marrë pjesë në përcjelljen për amshim të kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, mikut e vëllait tonë, z. Jonuz Musliu, ju shprehë ngushëllimet e mia të përzemërta, juve, miqve dhe bashkëveprimtarëve të Jonuzit, si dhe gjithë qytetarëve të Kosovës Lindore.

Në këto çaste dhembje e zie ne ndjejmë njësoj si ju peshën e humbjes së madhe të njeriut, i cili tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë.

Puna dhe vepra e Jonuzit dhe e bashkëveprimtarëve të tij do ta mbajë të njomë përgjithmonë pemën e lirisë suaj.

 

Me nderime e dhembje,

Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi
Rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan

 

Gjilan, më 20 janar 2018

 

Letër ngushëllimi për vdekjen e kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, z. Jonuz Musliu

Shkarko