Letër ngushëllimi për familjen e ish anëtarit të KD-së në UKZ Kemajl Kurteshi

26 Gusht, 2023

Për: Familjen e ish anëtarit të KD-së Kemajl Kurteshi

Lënda: Letër ngushëllim

 

Me dhembje e me pikëllim të thellë morëm lajmin për largimin nga  jeta të ish anëtarit të Këshillit Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, profesorit Kemajl Kurteshi.

Në këto momente të vështira për Familjen, të afërmit dhe për miqtë e Kemajlit, u qëndrojmë pranë duke ndarë dhembjen së bashku.

Profesori Kemajl Kurteshi, me përkushtimin e tij, ka dhënë kontribut për Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, sa ishte anëtar i Këshillit Drejtues.

Ndarja nga jeta e profesorit Kemajl Kurteshi është një humbje e madhe për familjen, arsimin dhe të gjithë ata që kontribuan së bashku.

Ju lutem, pranoni ngushëllimet e përzemërta për amshimin e tij!

 

Prof. Dr. Bajram Kosumi

Rektori i UKZ-së

Leter Ngushellimi per ish anëtarin e KD-së në UKZ Kemajl Kurteshi