Kryetari Qëndron Kastrati e uron Rektorin Bajram Kosumi për rizgjedhje

17 Korrik, 2019

Në Universitetin e Gjilanit ”Kadri Zeka”,  ka qëndruar për një vizitë, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati me bashkëpunëtorë. Ai është pritur nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, Prorektorët dhe Sekretari i Përgjithshëm, ku Rektori Kosumi e ka njoftuar kryetarin Kastrati rreth zhvillimit dhe funksionimit të Universitetit. Rektori ka thënë se Universiteti i Gjilanit ”Kadri Zeka”  do të  krijojë kuadro të përgatitura për tregun e punës, respektivisht kuadro për arsim, ekonomi, administratë si dhe fusha të tjera, përmes të cilave Kosova por edhe rajoni do të rrisë aftësitë konkurruese në  nivelin arsimor dhe më gjerë.

Kurse kryetari i Komunës së Kamenicës , Qëndron Kastrai,  e ka uruar  Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, për rizgjedhjen Rektor, derisa e ka siguruar rektorin  se Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”  do të ketë gjithmonë mbështetjen e Komunës së Kamenicës.