Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli vizitoi Universitetin “Kadri Zeka”

17 Shtator, 2015

Në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, ka qëndruar sot për një vizit Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli,i cili shoqërohej nga ish Ministri i Arsimit të Kosovës, Enver Hoxhaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Ata janë pritur nga Naim Syla, u.d. rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, nga prorektorët dhe stafi tjetër akademik i Universitetit. Fillimisht kryetari i Kuvendit të Kosovës ka bashkëbiseduar me drejtuesit e Universitetit, ku u.d. rektori Naim Syla,  ka njoftuar  ata rreth punës, aktiviteteve dhe zhvillimeve të këtij institucioni. Ai ka thënë se Universiteti Kadri Zeka tani është në fazën e përmbylljes së konkursit të dytë plotësues për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2015/2016, dhe si objektiv primar ka që të tërheqë studentët potencial nga Lugina e Preshevës, ku për ta ka krijuar kuota të veçanta gjatë kohës së pranimit. Nga ana e tij Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kari Veseli, ka përgëzuar u.d.rektorin Naim Syla dhe gjithë menagjmentin për punën e bërë duke thënë se ky institucion  pa dyshim do të nxjerr kuadro kualitative në të ardhme, duke shpresuar se ky Universitete do të jetë ndër universitetet më të fuqishme të Kosovës, në krijimin e kuadrove kualitative që i nevojiten Kosovës. Ndërkohë gjatë një fjalimi që ka mbajtur para stafit akademik, administrativ dhe studentëve të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka  thënë se jam i nderuar që ndodhem sot këtu në këtë Universitet i cili mban emrin e simbolit të rezistencë kombëtare,Kadri Zeka, i cili ka qenë frymëzim për shumë luftëtar të Kosovës por edhe për mua personalisht si ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga tribunët më të mëdhenj të lëvizjes sonë kombëtare. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka porositur studentët që të mësojnë sa më shumë që ta bëjnë atdheun të ndihet krenar me ta. Një porosi të veçanet ka pasur për studentët e Luginës së Preshevës, duke ju thënë se ju duhet të përçoni mesazh pozitiv tek vendasit e juaj që të rinjtë e luginës të vijnë të studiojnë në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” por edhe në universitetet tjera të Kosovës, e më pas dijen e fituar nga këtu ta bartni nëpër vendet e juaja. Ndërsa prorektori për çështje mësimore në Universitetin “Kadri Zeka”, Sadik Haxhiu, ka thënë se duke pasur parasysh hapësirën e ngushtë ku universiteti zhvillon jetën e vet akademike, kërkojmë nga ju kryetar, që të shfrytëzoni autoritetin institucional që bashkë me qeverinë të ndërmerrni hapa konkret për ndërtimin e një kampusi të ri universitar konform standardeve akademike bashkëkohore. Ai ka shtuar se kemi besimin e plotë te Kuvendi i Kosovës, Qeveria dhe institucionet tjera për ndihmë të domosdoshme për rritën tonë, andaj ne ju garantojmë se do të japim kontributin maksimal që Universiteti Kadri Zeka të arrijë standarde akademike të nivelit ndërkombëtar, ka thënë pos tjerash në fjalën e tij prorektori Sadik Haxhiu.

KV2KV3KV4KV5