KQZ ORGANIZON TAKIM INFORMATIV ME STUDENTËT

8 Dhjetor, 2025

Të nderuar studentë,

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraparë zhvillimin e disa aktiviteteve informuese me akterë lokalë, përfshirë edhe studentët.

Qëllimi i këtyre takimeve është shpërndarja e informacioneve të sakta dhe të plota lidhur me procesin zgjedhor, përfshirë:

* Regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës

* Qendrat e votimit

* Votimin me kusht dhe me asistencë

* Mënyrën e votimit

* Transparencën në vendvotime (kamerat)

* Qendrat komunale të numërimit

* Procedurat për regjistrim dhe votim të personave me nevoja të veçanta

Takimi do të mbahet të mërkurën, më 10.12.2025, ora 13:00, në sallën B01, në UKZ.

Ky aktivitet synon që informacioni i duhur të arrijë tek të gjithë votuesit e mundshëm, duke rritur ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen në procesin zgjedhor.

Ju mirëpresim!