Konstituohet Senati i ri i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”

22 Qershor, 2015

Më 19.06.2015 është mbajtur mbledhja konstituive e Senatit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, ku është bërë verifikimi i mandateve të senatorëve dhe me këtë rast nga anëtarët e rinj të senatit  është nënshkruar edhe deklarata etike. Po ashtu në këtë mbledhje është miratuar edhe  propozimi i Këshillit të Fakultetit Ekonomik të cilët kanë votuar Gëzim Tosuni për Dekan të këtij Fakulteti.

Gjatë mbledhjes konstituive të Senatit të UKZ-së,  pas votimit të fshehtë janë zgjedhur edhe katër anëtarë të Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, nga personeli akademik. Anëtarë të Këshillit Drejtues janë zgjedhur: Sadik Haxhiu, Shpresë Qamili, Mensur Neziri dhe Arben Sahiti.

Sipas KQZ-së në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, procesi i zgjedhjeve ka qenë i rregullt dhe ka kaluar pa asnjë problem.

MbSenat2MbSenat3