Konstituohet Parlamenti Studentor i Universitetit Publik “Kadri Zeka”

31 Dhjetor, 2021

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është mbajtur mbledhja me përfaqësuesit studentorë të organizatave studentore fitues të dala nga zgjedhjet studentore 2021. Në këtë mbledhje është konstituuar Parlamentin Studentor i UKZ-së.

Kryetare e Parlamentit Studentor është zgjedhur Sara Keqmezi, nga Organizata Rinia Studentore ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan.

Me këtë rast Sekretari i përgjithshëm Vaxhid Sadriu, në cilësinë e kryetarit të komisionit zgjedhor, falënderojë anëtarët e Parlamentit Studentor për konstituimin dhe njëherësh ka uruar Kryetaren Sara Keqmezi, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në punë, derisa ka kërkuar që të fokusohet në detyrat dhe përgjegjësitë e PS të cilat janë të parapara në Statutin dhe Rregulloren për Zgjedhjet e Studentëve.

Javët e ardhshme do të bëhet edhe konstituimi i Këshillave të Fakulteteve të UKZ-së.