Konstituohet Këshilli i Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka”

21 Maj, 2019

Është mbajt mbledhja e parë konstituive e Këshillit të Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Paraprakisht është bërë verifikimi i mandateve për anëtarët e këshillit dhe nënshkrimi i deklaratës etike.

Më pas Bashkim Dalipi është zgjedh Kryesues i përkohshëm i Këshillit  të Fakultetit të Edukimit, derisa është bërë edhe propozimi për dekan të Fakultetit për zgjedhje nga Senati.

Këshilli i Fakultetit të Edukimit për Dekan propozoi, Prof. Ass. Dr. Merxhan Avdyli.

Kryesuesi kërkoj angazhim nga të gjithë anëtarët e Këshillit duke premtuar se do të jetë një këshill funksional.