Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” ka shpallur konkursin plotësues për studentë të rinj

3 Shtator, 2015

Universitetit i Gjilanit  “Kadri Zeka “ pas propozimit të numrit të studentëve sipas njësive akademike dhe pas miratimit nga MASHT-I, shpalli sot  Konkursin plotësues për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – bachelor në vitin akademik 2015/2016 në afatin e shtatorit.

Universiteti i Gjilanit  “Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit për vitin akademik 2015-2016, do të regjistrojë 657 studentë, prej të cilëve 488 studentë të rregullt dhe 169 studentë me korrespondencë. Nga numri i përgjithshëm, Universiteti do të regjistrojë 226 studentë të rregullt dhe 35 studentë me korrespondencë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe 24 studentë të rregullt nga komunitetet jo-shumicë: boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë dhe të tjerë.