Konkurs plotësues për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor për vitin akademik 2022/2023

8 Shtator, 2022

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin plotësues të konkursit për vitin akademik 2022/2023, do të regjistrojë 222 studentë të rregullt në studime baçelor.

Aplikimi në platformën online smu.uni-gjilan.net do të jetë i hapur prej datës 09.09.2022 deri më datë 19.09.2022.

Ditën e parë të konkursit, me datë 09.09.2022, aplikimi online do të funksionalizohet nga ora 10:00

Dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 09.09.2022 deri më datë 19.09.2022 duke përfshirë edhe ditën e shtune. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personeli i administratës së fakultetit përkatës.

20.09.2022 do të publikohet në ueb-faqen e universitetit lista e kandidatëve dhe sallave ku do të mbahet provimi pranues.

Provimi pranues mbahet më 21.09.2022 sipas orarit si në vijim:

Fakulteti i Edukimit – baçelor më datë 21.09.2022 në ora 9:00

Fakulteti i Juridik – baçelor më datë 21.09.2022 në ora 9:00

Fakulteti i Ekonomik – baçelor më datë 21.09.2022 në ora 12.00

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike – baçelor më datë 21.09.2022 në ora 12:00

Shpallja e rezultateve preliminare e provimit pranues do të bëhet në tabelat e shpalljeve si dhe në ueb-faqen e universitetit sipas grupeve të fakulteteve, bazuar në datat e mbajtjes së provimit pranues dhe atë: më së voni deri më datë 23.09.2022, në ora 16:00.

Kandidatët të cilët sipas rezultatit preleminar renditen si kandidatë të papranuar, mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare respektivisht për grupet si në vijim: Ankesat bëhen më së voni deri më datë 26.09.2022, në ora 16:00.

Ankesa duhet të bëhet përmes sistemit në mënyrë online, vegza (Linku): smu.uni-gjilan.net dhe e njëjta duhet të dorëzohet fizikisht pranë zyrave të shërbimit të studentëve të njësive  akademike përkatëse, me dt. 26.09.2022 deri në ora 16:00 .

Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues do të bëhet në tabelat e shpalljeve si dhe në ueb-faqen e universitetit, pas shqyrtimit të ankesave sipas grupeve të fakulteteve, bazuar në datat e mbajtjes së provimit pranues dhe atë: më së voni deri më datë 28.09.2022, deri në orën 16:00.

Konkursi plotesues per studimet baçelor