Universiteti Publik “Kadri Zeka” njofton studentët se Konvikti i Nxënësve dhe Studentëve në Gjilan ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në strehim dhe ushqim për vitin akademik 2026/2027.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Kërkesën (fletëobligimin), e cila merret në administratën e Konviktit;
Vërtetimin që janë studentë të rregullt të fakultetit përkatës;
Certifikatën e vendbanimit;
Certifikatën/Dëftesën e vitit paraprak akademik;
Dy fotografi (4×3).
Konkursi për studentë do të jetë i hapur deri më 29 shtator 2026.
Me rëndësi: Dokumentet e pakompletuara ose ato që dorëzohen pas afatit nuk do të shqyrtohen.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan