Konkurs për pranimin e studentëve të rinj për afatin plotësues, në vitin e parë të studimeve Master 2022-2023

21 Tetor, 2022

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në afatin plotësues, në vitin e parë të studimeve Master në vitin akademik 2022-2023.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve MASTER, për vitin akademik 2022/2023, do të regjistrojë 62 studentë të rregullt.

Nga  numri i përgjithshëm  i  përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12 %, përkatësisht deri 12  studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë. Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT dhe Senati, mund të pranohen edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja 2% . Numri i studentëve të rregullt që do të pranohen  si në paragrafin 1 të pikës I është  deri 2 studentë . Kandidatët të cilët kanë lindur në vendet e sipërshënuara, ndërsa shkollimin e mesëm e kanë kryer në ato vende .

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga  Senati, mund të pranohen edhe 2 %   e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, përkatësisht 2 studentë të rregullt, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga  Senati, mund të pranohen edhe 1 %   e kandidatëve nga Mali i Zi, përkatësisht 2 studentë të rregullt, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Kandidatët nga Shqipëria, mbështetur në marrëveshjen e datës 20.06.2022 e lidhur ndërmjet dy ministrive respektive, mund të regjistrohen edhe në kuadër të numrit të përgjithshëm të studentëve me kushte të barabarta me ata kosovarë

Të drejtë pranimi në Universitetin  “Kadri Zeka”  kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses studimet themelore në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master oraret do të jenë si në vijim:

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 24.10.2022 deri më 27.10.2022 nga ora 9.00 deri në orën 16.00.

Njoftimet dhe oraret per vendin ku do te mbahen provimet pranuese mund te merren ne sherbimin perkates te Masterit, si dhe ne ueb-faqen e universitetit.

Provimi pranues dote mbahet te Premten me date 28.10.2022 ne oren 10:00.

 

Konkurs Plotesues per Master- FSHK

Shkarko