Konkurs për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve Master për vitin akademik 2026/2027

4 Shtator, 2026

Të dashur studentë,

Me kënaqësi ju njoftojmë se Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve në nivelin Master, për vitin akademik 2026/2027.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” ofron mundësi për të zgjedhur programe të akredituara studimi, të cilat përputhen me interesat, aspiratat dhe synimet tuaja akademike e profesionale.

Me një staf akademik të kualifikuar dhe një mjedis të përshtatshëm për mësim, zhvillim profesional dhe hulumtim shkencor, UKZ është i përkushtuar të ofrojë arsim cilësor dhe të kontribuojë në përgatitjen e gjeneratave të reja profesionale.

Të gjithë të interesuarit ftohen të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara dhe të ndjekin procedurat e aplikimit të publikuara në faqen zyrtare të Universitetit.

Ju ftojmë të shfrytëzoni këtë mundësi dhe të bëheni pjesë e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, një universitet që i kushton rëndësi cilësisë, zhvillimit të arsimit dhe përgatitjes së kuadrove të reja profesionale për të ardhmen.

Ditën e parë të konkursit, me datë 07.09.2026, aplikimi online do të funksionalizohet nga ora 10:00

Apliko tani dhe bëhu pjesë e UKZ-së!

Konkurs për pranimin e studenteve Master 2026-2027 afati i parë pranues

Shkarko