Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2024/2025, do të regjistrojë 555 studentë të rregullt në studime themelore baçelor.
Nga numri i përgjithshëm i përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12%, përkatësisht 67 studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë. Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.
Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, mund të pranohen edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja 2%. Numri i studentëve të rregullt që do të pranohen si në paragrafin 1 të pikës I është deri 12 studentë baçelor. Kandidatët të cilët kanë lindur në vendet e sipërshënuara, ndërsa shkollimin e mesëm e kanë kryer në ato vende.
Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, mund të pranohen edhe 2% e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, përkatësisht 12 studentë të rregullt.
Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, mund të pranohen 1% të kandidatëve nga Mali i Zi, përkatësisht 7 studentë të rregullt.
Kandidatët nga Shqipëria, mbështetur në marrëveshjen e datës 20.06.2022 e lidhur ndërmjet dy ministrive respektive, mund të regjistrohen edhe në kuadër të numrit të përgjithshëm të studentëve me kushte të barabarta me ata kosovarë.
Universiteti do t’i ketë në konsideratë në mënyrë të veçantë edhe kandidatët me nevoja të veçanta të cilët e kalojnë pragun e provimit pranues.
Të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka” kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.
Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve, oraret do të jenë si në vijim:
Aplikimi në platformën online smu.uni-gjilan.net hapet prej datës 17.07.2024 deri më datë 24.07.2024 në ora 16.00.
Ditën e parë të konkursit, me datë 17.07.2024, aplikimi online do të funksionalizohet nga ora 09:00.
Dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 17.07.2024 deri më datë 24.07.2024 duke përfshirë edhe ditën e shtune. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personeli i administratës së fakultetit përkatës.
Më 25.07.2024 do të publikohet në ueb-faqen e universitetit lista e kandidatëve dhe sallave ku do të mbahet provimi pranues.
Kandidatëve u rekomandohet që para paraqitjes në konkurs të bëjnë kopje të mjaftueshme të dokumenteve dhe të njëjtat t’i noterizojnë (vula noterit duhet të jetë origjinale), sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin deri në diplomim apo ç ‘regjistrim nga fakulteti.
Provimi pranues mbahet më 26.07.2024 sipas orarit si në vijim:
Grupi I – Fakulteti i Juridik – baçelor më datë 26.07.2024 në ora 09:00
Grupi II- Fakulteti i Ekonomik – baçelor më datë 26.07.2024 në ora 11.00
Grupi III –Fakulteti i Shkencave Kompjuterike – baçelor më datë 26.07.2024 në ora 13:00
Grupi IV – Fakulteti i Shkencave Sociale – baçelor më datë 26.07.2024 në ora 09:00
Shpallja e rezultateve preliminare e provimit pranues do të bëhet në tabelat e shpalljeve si dhe në ueb-faqen e universitetit sipas grupeve të fakulteteve, bazuar në datat e mbajtjes së provimit pranues dhe atë: më së voni deri më datë 29.07.2024, në ora 16:00
Kandidatët të cilët sipas rezultatit preleminar renditen si kandidatë të papranuar, mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare respektivisht për grupet si në vijim: Ankesat bëhen më së voni deri më datë 31.07.2024, në ora 16:00.
Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues do të bëhet në tabelat e shpalljeve si dhe në ueb-faqen e universitetit, pas shqyrtimit të ankesave sipas grupeve të fakulteteve, bazuar në datat e mbajtjes së provimit pranues dhe atë: më së voni deri më datë 05.08.2024, deri në orën 16:00
Konkursi për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2024-2025
ShkarkoCopyright © 2017 Universiteti KADRI ZEKA Gjilan