KONKURS I HAPUR PËR ESENË DHE POEZINË MË TË MIRË NË KUADËR TË 10 VJETORIT TË THEMELIMIT TË UKZ-së

13 Shkurt, 2023

Në kuadër të manifestimeve për 10 vjetorin e themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ftohen të gjithë studentët e Universitetit, të studimeve baçelor dhe master, të marrin pjesë në konkursin e hapur për esenë dhe poezinë më të mirë me përzgjedhje të lirë të temës.

Esetë nuk duhet të jenë më të gjata se 1000 fjalë dhe duhet të shkruhen në gjuhën shqipe.

Punimi duhet të jetë original dhe i pa publikuar më parë.

Për esetë  dhe poezitë dalluese do të ndahen mirënjohje, ndërsa do të ketë shpërblim simbolik financiar për vendin e parë Eseja më e mirë dhe për vendin e parë Poezia më e mirë

Mirënjohjet dhe shpërblimi financiar do t`u ndahen studentëve në takimin letrar që do të organizohet më datën 7 Mars 2023 në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, salla A34.

Esetë dhe poezitë duhet të dorëzohen në formë elektronike deri më datën 28 shkurt 2023 në e-mail adresën: [email protected]

Në vend të emrit dhe mbiemrit të studentit/es,  në fund të shënohet një shifër, me numra ose me shkronja, dhe esetë do t`i dorëzohen komisionit vlerësues me shifrat përkatëse.

 

Suksese!