Konkurs i hapur për esenë më të mirë me temë: “10 vjetori i pavarësisë ”

9 Shkurt, 2018

Në kuadër të manifestimeve për 10 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, Universiteti “Kadri Zeka” fton të gjithë studentët e  studimeve bachelor, të marrin pjesë në konkursin e hapur për esenë më të mirë me temë: “10 vjetori i pavarësisë ”

Esetë nuk duhet të jenë më të gjata se 1000 fjalë dhe duhet të shkruhen në gjuhën shqipe. Punimi të jetë original dhe i papublikuar më parë.

 

Për tetë esetë më të mira do të ndahen mirënjohje, ndërsa për tre esetë e përzgjedhura do të ketë shpërblim simbolik financiar për studentët. Mirënjohjet dhe shpërblimi financiar do t’u ndahen studentëve në konferencën që do të organizohet me datë 16 shkurt 2018 në Universitetin “Kadri Zeka” salla A34 .

 

Esetë duhet të dorëzohen në formë elektronike deri më 14.02.2018 në email adresën: [email protected]

Shkarko