KONFERENCË NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM

4 Shtator, 2018

Universiteti Nëna Terezë në Shkup në bashkëpunim edhe me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, organizon KONFERENCEN NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM (TSD’2018), me temën:

“Zhvillimi i qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor: qasjet, mangësitë dhe sfidat”

Konferenca është një Forum Shkencor Ndërkombëtar që synon të mundësojë rrugëtimin për prezantimin dhe diskutimin, arritjet kryesore në zhvillimin e qëndrueshëm në nivel global. Gjuha zyrtare e konferencës është gjuha angleze. Kjo Konferencë shumë emocionuese dhe sfiduese ndërkombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm ka për qëllim të jetë një forum, diskutimi dhe vend i rrjetëzimit për akademikë, studiues, profesionistë, administratorët, drejtuesit e arsimit, politikëbërësit, përfaqësuesit e industrisë, përfaqësuesit e OJQ-ve , etj..

Temat kryesore janë të organizuara në tri sesione të ndryshme:

I: Zhvillimi ekonomik dhe politika sociale

II: Planifikimi i Qëndrueshëm & Ndërtim dhe ekologji

III: Arsimi, shkenca dhe teknologjia

Konferenca mbahet në Universiteti Nëna Terezë në Shkup 02-03 nëntor 2018

Për më shumë informata shikoni dokumentin e më poshtëm.

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM