Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, në mbledhjen e mbajtur më 25 janar 2019, rithekson mbrojtjen e autonomisë, ekzistencës dhe funksionalitetin e Universitetit.
Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” kërkon nga Qeveria dhe Ministria e Arsimit që për katër programet e akredituara deri në vitin 2020, të mbyllura padrejtësisht dhe në mënyrë antiligjore nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, ta tërheq njoftimin për mbylljen e tyre.
Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” qëndron në përkrahje të akteve ligjore të zbatuara në sistemin arsimor universitar në Republikën e Kosovës dhe angazhohet për ngritjen e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë.
Komunikatë nga Mbledhja e Jashtëzakonshme e Këshillit Drejtues të UKZ 25.01.2019
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan