KFOR-i turk qëndroi në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”

26 Maj, 2015

Ekipi Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) i KFOR-it turk ka qëndruar në  Universitetin e Gjilanit  “Kadri Zeka”, ku është pritur nga drejtues të këtij institucioni. Në këtë takim u.d. rektori  Naim Syla,  i ka informuar përfaqësuesit e KFOR-it turk për organizimin, punën dhe funksionimin e universitetit. Ndërkohë  ka njoftuar  togerin,  Emrah Yildirim – Komandant i  Ekipit Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) në  KFOR-in turk   për Rajonin e Gjilanit, se Universiteti  i Gjilanit  “Kadri Zeka”,  që  nga themelimi   tij e deri më  tani, përpos marrëveshjeve tjera,  ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me dy Universitete të  Turqisë , atë  të  Trakyas dhe të  Nigdes. U.d. rektori  Naim Syla, ka thënë  se si universitet jemi të  hapur edhe për bashkëpunime të  tjera në  fusha të  ndryshme.

Togeri  Emrah Yildirim – komandant i  Ekipit Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) në  KFOR-in turk   për Rajonin e Gjilanit me bashkëpunëtorët e tij  dhe u.d. rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, janë  shprehur të  gatshëm të kenë  takime të  tjera edhe në ditët e ardhshme me qëllimin që të ketë një bashkëpunim sa më të mirë  ndërmjet KFOR-it dhe UKZ-së gjithnjë kur është në pyetje interesi i studentëve.

kfor2kfor3