Ne Universitetin “Kadri Zeka” Gjilan, në kuadër të programit “Guest Speaker” përfaqësuesit e KFOR-it mbajtën një prezantim lidhur me prezencën e KFOR-it ne Republikën e Kosovës, fushëveprimin ne aspektin e sigurisë, bashkëpunimin me popullin e Kosovës si dhe funksionimin e institucioneve shtetërore të Kosovës, veçanërisht ato te sigurisë. Nënkoloneli Heinz Nitsch, ZëvendësKomandant i KFOR-it në Brigadën Shumëkombëshe të Jugut ka thënë se një mjedis i sigurt dhe i qetë është diçka që duhet të ju ofrohet qytetarëve të Kosovës. Ai ka thënë se Institucionet e Sigurisë në Kosovë dukshëm janë zhvilluar , që do të thotë se krahas të kaluarës kur fillimisht për ofrim të sigurisë është thirrur KFOR-i, tani këtë punë e kryejnë organet e sigurisë së Kosovës, pastaj EULEX-i kurse KFOR-i është në rendin e tretë. Në ndërkohë nkoloneli Heinz Nitsch e ka vlerësuar situatën e qetë dhe të mirë që po mbretëron në komunën Gjilanit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan