Këshilli Drejtues mori vendim për shtyrjen e zgjedhjeve studentore

3 Maj, 2017

Në mbledhjen e XV të mbajtur më 02.05.2017, Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan mori vendim që të anulohet vendimi 02/613 dt. 07.04.2017 për mbajtjen e zgjedhjeve studentore më 04.05.2017 për shkak të pamundësisë teknike për mbajtjen e tyre në këtë datë.

Mbajtja e zgjedhjeve  studentore do të bëhet më 15 maj 2017.

Shtyrja e zgjedhjeve studentore erdhi si pasojë e mos dorëzimit të listës së kandidatëve  nga ana e Organizatave Studentore dhe refuzimit të njërës prej Organizatës studentore për t`u përgjigjur thirrjes për hedhjen e shortit për ranglistën e organizatave në fletëvotime, si dhe për shkak të mos shfrytëzimit të buxhetit, të ndarë për financimin e fushatës zgjedhore për OS.

Gara për Zgjedhjet studentore do të vazhdohet me Organizatat e çertifikuara nga Komisioni Zgjedhor, në takimin e mbajtur më 21 prill 2017:

  1. USPE (Unioni i studentëve Pro Europian) me Kryetar Arlind Ajvazi dhe
  2. RS –UKZ ( Rinia Studentore – UKZ) me kryetar Mehmet Zylfiu

 

Të bashkangjitur gjeni vendimin.

VENDIM

Shkarko