KD miratoi Draft Statutin e UKZ-së

24 Korrik, 2020

Këshilli Drejtues i Universitetit  “Kadri Zeka” në Gjilan,  ka miratuar Draft Statutin e  UKZ-së.

Kështu, pas një pune të gjatë disa vjeçare, dhe i cili paraprakisht ka kaluar edhe në Senat, me miratimin e sotëm nga anëtarët e Këshillit Drejtues, Draft Statuti do të dërgohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për ta proceduar  në Kuvendin e Kosovës.

Universitetit “Kadri Zeka”  shpreson që para fillimit të sivjetëm të Vitit të Ri Akademik, Kuvendi i Kosovës ta miratojë Draft Statutin e UKZ-së.