Në mbledhjen e radhës të Këshillit Drejtues të Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, e cila është mbajtur sot, anëtarët e saj kanë miratuar rregulloren për Këshillin Botues në UKZ.
Rregullorja në fjalë ka kaluar paraprakisht edhe në Senatin e UKZ-së, por për shkak të inplikimeve buxhetore është miratuar edhe nga anëtarët e Këshillit Drejtues.
Rregullorja për Këshillin Botues rregullon procedurën e aplikimit, përgatitjes dhe botimeve të teksteve universitare në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’, të monografive shkencore dhe librave të tjerë me interes për UKZ-në.
Ky është një hap i madh për cilësinë në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’, sepse u mundëson profesoratit dhe të tjerëve të interesuar, që të publikojnë tekstet e tyre dhe të arriturave të tyre shkencore, sipas procedurave të parapara.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan