Kanë përfunduar aktivitetet e ditëve informuese ERASMUS+

15 Tetor, 2022

Në ditën e tretë dhe përmbyllëse të organizimit INFO DAY Erasmus+ në Universitetin Publik “kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur një panair informacion dhënës mbi Erasmus+, që  është organizuar në hollin e Universitetit gjatë gjithë ditës.

Aty janë paraqitur shume informacione te vlefshme studimi në Universitetet Evropiane, programet e mobilitetit për student, bursat për studime Master, financimi i projekteve nëpërmjet programit Erasmus+

Erasmus+ është program arsimor i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës, duke mundësuar kryesisht shkëmbim të studentëve dhe stafit universitar.

Ky sesion informues është organizuar me qëllim të prezantimit të projekteve ndërkombëtare që zhvillohen ne UKZ, aktiviteteve që ndërmerren, partnerët,  përfitimet si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me Universitete dhe organizata tjera brenda dhe jashtë vendit.

Erasmus+ është një derë e hapur për ndërkombëtarizim, zhvillim, ndërtim të kapaciteteve të gjithmbarshme.